Një mace e çmendur u shkaktoi plagë të rëndë shtatë qenve pitbullë, duke thyer kështu mitin e rrënjosur prej kohësh për këta qen dhe për marrëdhëniet qen-mace.
Macja madje plagosi edhe kujdestaren e qenve.
Kyla Grover tha se po shëtiste qentë, kur krejt papritur macja i sulmoi.
“Qentë ishin në punë të tyre. Asnjëri prej tyre nuk reagoi,” tha Grover.
“Secili prej tyre mund ta vriste macen, por nuk e bëri,” tha vajza, duke theksuar se kjo rrëzon mitin mbi qentë pitbullë.
Megjithatë pronarët e maces thonë se ajo u provokua, transmeton mapo.
Duket se palët kanë rënë dakord që pronarët e maces të paguajnë faturën e veterinerit.
Ngjarja u regjistrua në Kanada.