Telegrafi

Macja shpëton mashkullin nga gropa septike

Liu, një fshatar i varfër tajvanez i cili mbijeton nga ndihmat sociale dhe nga mbledhja e mbeturinave, ka rënë në gropën septike të cilën po e përdorte si tualet dhe ka mbetur i bllokuar në të për dy ditë rresht.

Ai është shpëtuar pasi që njëra nga macet e rrugës, të cilën Liu e ka ushqyer rregullisht, ka mjaullitur me këmbëngulje para dyerve të shtëpisë së fqinjit deri në momentin kur ai nuk ka vendosur ta përcjellë deri tek gropa septike e mbushur përplot në të cilin gjendej Liu, pa vetëdije.

Fshatarët e kanë nxjerrë nga gropa septike në momentin e fundit dhe e kanë dërguar në spital, në të cilin ka filluar të shërohet.