Telegrafi

Macja i shpëton jetën qenit duke i përndjekur kojotët

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Edmond, Oklahoma, ku një qenush i quajtur Oakley ka shpëtuar nga sulmi i dy kojotëve, falë aktit heroik të maces Binx.

Lane Dyer, ndau pamjet e kamerave të shtëpisë ku shfaqet momenti i shpëtimit, dhe tregoi se ajo e kishte lënë qenin jashtë për një moment kur dëgjuan zhurmën se ai po sulmohej.

Binx, një mace endacake që kishte filluar të vizitonte oborrin e familjes Dyer që prej kohësh, pasi vuri re sulmin ndaj qenit, u hodh mbi kojotët dhe e shpëtoi atë.

Oakley ishte lënduar në gjoks dhe kishte gjakderdhje të madhe. Familja reagoi menjëherë duke e dërguar me shpejtësi te veterineri i urgjencës.

Pas trajtimeve, qeni është shëruar plotësisht, por pronarja këshillon edhe të tjerët që të kujdesen shumë për kafshët e tyre shtëpiake./ Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com