Hulumtuesit e Floridas kanë njoftuar se Keith Griffin nga Jensen Beach, i cili është paditur për shkarkim të pornografisë së fëmijëve, ia ka vënë fajin maces së tij!
Në kompjuterin e tij janë gjetur mbi 1.000 fotografi të pornografisë së fëmijëve.
Sipas fjalëve të sherifit lokal, Griffin u është arsyetuar hulumtuesve se macja e tij ka kërcyer nëpër tastierën e kompjuterit derisa ai po shkarkonte muzikë.
Griffin ka thënë se ka dalë nga dhoma e tij dhe kur është kthyer sërish në të ka gjetur “gjëra të çuditshme” në kompjuterin e tij.
Atij i është caktuar lirimi me kusht me vlerë prej 250.000 dollarësh. Për macen e tij “fajtore”, tani brengoset një mik i familjes së tij.