Site icon Telegrafi

Macja sfidon grusht shtetin në Turqi, fotoja bën xhiron e botës

Kurioziteti ka vrarë edhe macen, thotë një shprehje e urtë, por jo në rastin e kësaj mace që shihni në foto.

Ajo ka dalë e paprekur nga trazirat që përfshinë Turqinë të premten në mbrëmje, gjatë tentativës për grusht shteti nga ushtria.

Momenti, i cili u kap në kamera, shumë shpejt është bërë viral në internet duke bërë xhiron e botës.

Teksa policia drejtonte armët mbi ushtarët në Stamboll, macja duket teksa ecën e qetë dhe me një vështrim sfidues kalon para policit dhe tytës së armës së tij. Momenti u kap nga një fotograf i ‘Reuters’.

Në internet tani po bëhet një pyetje, se në anën e kujt ishte macja, nëse ishte fraksion i atyre që ishin pro grushtit të shtetit apo policisë pro-qeveritare.

Exit mobile version