Kokëfortësia e maceve duket se nuk njeh kufi, dhe ndonjëherë duket se ato janë thjesht të këqija pa ndonjë arsye të veçantë.
Një video e postuar së fundmi në Reddit, ku shfaqet një mace që derdh një gotë plot me ujë, është një ilustrim i mrekullueshëm i psikologjisë së maces.
Macja është shtrirë në tryezë, dhe pranë saj është një gotë me ujë që qëndron në një pecetë.
Macja së pari nuhat rreth gotës, pastaj fut një pecetë në dhëmbë dhe e kthen gotën. Reagimi i pronarit, natyrisht, ishte shumë i vonuar.
“Më pëlqen se si macet i shikojnë pronarët e tyre përpara se të bëjnë diçka të keqe”, “Macja ime më shikon në sy ndërsa kruan divanin”, “Do të duhet shumë për të më bindur se macet nuk e dinë se çfarë janë ato duke bërë”, “Kjo mace e di saktësisht se çfarë po bën””, shkruan njerëzit në komente. /Telegrafi/