Në Liverpul të Anglisë, një mace ka shpëtuar e gjallë megjithëse është larë në ujë të nxehtë mbi 40 gradë Celsius.
Greg Morris ka qenë duke kryer punët e shtëpisë, kur për një moment nuk e ka parë macen Lulu, e cila gjithmonë i qëndron pranë, transmeton Telegrafi.
“Shikova në të gjitha dollapët dhe vendet e saj të preferuara, por nuk ishte. Shkova edhe te fqinji, ku ajo ka dëshirë të vizitojë, por as aty nuk ishte”, ka thënë pronari i kafshës së vogël.
“Më në fund mendova se ishte futur vjedhurazi në rrobalarëse, të cilën e kisha ndezur para 15 minutash”, ka shtuar ai.
Pasi e ka fikur makinën, ai e ka thyer xhamin me çekan dhe e ka nxjerr macen e futur në mesin e rrobave.
Fal intervenimit të shpejtë të veterinerëve, Lulu ka shpëtuar gjallë, megjithëse me një sy të dëmtuar rëndë dhe një këmbë të lënduar. /Telegrafi/