Telegrafi

“Macja qen” në Tropojë

Edhe pse fillimisht ka menduar të “hakmerret” me macen e rrallë duke e mbyllur në kafaz, banori me inicialet A.G është kthyer tashmë në “hero” pasi ka dëgjuar apelin e ambientalistëve dhe e ka lënë sërish të lirë macen duke lënë kështu mënjanë “inatet” personale me macen gjigante.

“E falënderoj shumë banorin e fshatit ku macja e egër, kafshë e rrallë e këtij rajoni u shfaq dhe dëmtoi ekonomikisht atë. Falënderim të veçantë ai mori edhe nga përfaqësuesit e shoqatave, të cilat u njoftuan menjëherë për lirimin e saj”, tha Ndoc Mulaj, një nga eksploruesit e florës e faunës në këtë zonë të lakmueshme për turistët vendas dhe të huaj.