Telegrafi

Macja pret me vite pronarët në vendin ku u ndanë!

Një mace e vetmuar nga Belgotoda e Rusisë vite me radhë pret në të njëjtin vend pronarët. Ajo u fotografua për herë të parë më 2015, kur përmes internetit u shndërruar në sensacion.

Pronarët e maces jetonin në afërsi të vendit, por para disa vitesh ishin shpërngulur. Banorët lokalë thonë se e kishin parë macen derisa po vraponte pas automjetit të tyre, por ata asnjëherë nuk ishin kthyer.

Më pastaj kafsha e dashur i ka pritur në të njëjtin vend, transmeton Koha.net shkrimin e “Daily Mail”.

“Ky është një shembull i mirë ligësisë së njeriut dhe besnikërisë së kafshëve”, kishte shkruar në rrjetin e tij social përdoruesi Ostap Zadunajski.

Ai po ashtu ka lavdëruar njerëzit që kishin vazhduar ta ushqenin macen.

Disa përdorues të internetit kishin dyshuar në vërtetësinë e tregimit për macen, duke pohuar se macja kishte qëndruar aty meqë njerëzit i sillnin ushqimin.