Xiao Wei nga Liaoning i Kinës, që kujdeset për disa mace, është befasuar kur njëra prej tyre e ka pjellë një kotele të pazakontë.
Në mesin e gjashtë të vegjëlve, njëra dallohej qartë sepse kishte dy koka dhe tre sy, transmeton Telegrafi.
Pasi gjallesa e sapolindur nuk po mund të ushqehet nga gjiri i së ëmës sepse i ka dy gojë, pronari po kujdeset që t’i japë qumësht me shiringë.
“Nuk pritja që në familje të kem një mace me dy koka, por e pranova normal dhe do ta rrisë si gjithë të tjerat”, ka thënë Wei, që është dashamir i madh i maceve.
Veterinerët kanë thënë se kjo krijesë e vogël do të jetojë për vetëm disa ditë, pasi nuk pritet që të rritet në mënyrë normale. /Telegrafi/
https://youtu.be/3s7GTLfNO6w