Një mace pati një reagim gazmor kur pa reflektimin e saj në pasqyrë për herë të parë gjersa pronari e regjistroi të gjithë skenën dhe e publikoi në rrjetet sociale, ku videoja u bë shumë shpejt hit.
Duke debatuar “me veten”, macja e shikoi reflektimin dhe shumë qeshën me tingujt që lëshonte, ndërsa njëkohësisht shtrinte kërcënues putrën.
“Tingëllon si një lloj rituali,” tha me shaka një përdorues.
“Ai magjepsi shtëpinë”, shtoi një tjetër. /Telegrafi/