Telegrafi

Macja nuk guxoi të lëvizte, u ndoq gjatë nga një mi këmbëngulës (Video)

Fillimisht dukej sikur macja po e sulmonte një mi, në një rrugë të qetë në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, por rrjedha ngjarjes pësoi ndryshim të papritur.

Ishte miu që iu kundërvu maces, madje e ndoqi gjatë dhe me këmbëngulje derisa e dërgoi në anën tjetër të rrugës, transmeton Telegrafi.

“Me dukej befasuese, ta shihje se sa frikësohej prej miut. Kërcente e pashpresë, derisa iku në anën tjetër”, ka thënë kalimtarja që u ndodh në atë hapësirë.

Ngjarja është shpërndare me shpejtësi në rrjetet sociale, duke grumbulluar edhe shumë reagime të ndryshme. /Telegrafi/