Telegrafi

Macja një javë nën kapakun e motorit të automjetit

Peter Hochberger zbuloi se macja e tmerruar e fqinjit të tij me emrin Luna ishte ngujuar në bllokun e motorit, për pothuajse një javë.

Luna fatbardhë kishte mbijetuar mbi 500 kilometra vozitje pa ushqim e ujë para se mjaullimat e saj të alarmonin.

Macja e tmerruar ishte fshehur aq thellë brenda motorit sa që u desh të çmontohet për të nxjerrë prej aty.

Mekaniku 48-vjeçar Walter Doerfler, ka thënë: "Se kam idenë se si ka arritur të futet aq thellë në makinë, u desh një punë bukur e madhe për të larguar pjesët që të arrijmë deri tek ajo".

Çuditërisht ajo shpëtoi vetëm me disa lëndime të vogla dhe tani është kthyer tek familja e saj në qytetin Ruprechtshofen të Austrisë, ku po i numëron edhe tetë jetët e saj të mbetura.