Telegrafi

Macja ngec në kontejner, thirren zjarrfikësit për ta shpëtuar (Foto)

Në Walsall të West Midlandsit, macja ka hyrë në kontejnerin e mbeturinave dhe pasi ka shkuar deri në fund, e ka futur kokën në një vrimë. Mirëpo, më nuk ka mundur të largohet nga aty, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit që e kanë dëgjuar zërat e saj, e kanë rrotulluar objektin metalik, por nuk ia kanë dalë ta nxjerrin. Ata kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve, që të shpëtohet gjallesa e vogël.

Zjarrfikësit shpëtojnë macen e ngecur në kontejnerin e mbeturinave

Njësia që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, është dashur që me shumë kujdes ta lakojnë metalin, në mënyrë që të mos e lëndojnë macen.

Pas një kohe të konsiderueshme, është arritur që të nxirret e palënduar, megjithëse shumë e frikësuar nga ngjarja.

“Nuk dihet për sa kohë ka qëndruar, por dihet se ia dolëm ta nxjerrim pas asnjë gërvishtje”, ka thënë një zjarrfikës lidhur me rastin. /Telegrafi/