Sun Shujun nga qyteti, Yantai City, ka treguar se miu është duke jetuar me macen e saj që para katër javësh kur macja kishte pjellë katër kotele. 81-vjeçarja, Sun, ka pohuar se një fqinj i saj ishte çuditur kur kishte parë miun duke thithur gji bashkë me macet e vogla.
“Në fillim mendova se nuk pashë mirë, mirëpo e mora dritën dhe përsëri njëjtë”, ka thënë fqinji.
Miu, jo vetëm që pi qumështin e maces, por edhe luan me “motrat dhe vëllezërit” e vegjël.
Macja e trajton miun ngjashëm sikurse edhe kotelet e saja, meqenëse miu tanimë është bërë pjesë e familjes.