Site icon Telegrafi

Macja mjaullin si Boeingu kur aterron

Zërin që prodhon ka forcën prej 92 decibel, ndërsa mjaullima e maceve mesatarisht arrin deri në 25 decibel. Pronarët e saj Ruth dhe Mark Adams nga Northamptoni në Angli thonë se macja i pengon derisa janë duke parë televizorin ose dëgjojnë radion. Thonë se macja tingëllon sikur t’i kishte mbetur në fyt ndonjë pëllumb.

“Mjaullin edhe derisa ha. Nuk mjaullin vetëm kur fle në gjumë. Ky zë është simpatik por është tepër i zhurmshëm, varet edhe se çfarë disponimi keni”, thotë Ruth.

Zyrtarët e librit të rekordeve Guinness njoftuan se ekziston kategoria e “maces më të zhurmshme në botë” por ende nuk është paraqitur askush. Ata thanë se macen do ta marrin parasysh nëse kandidati mjaullin në fuqinë mbi 80 decibel.

Diana Johnson nga shoqata për mbrojtjen e maceve tha se nuk kishte dëgjuar asgjë të ngjashme në jetën e saj. Macja Smokey është 12 vjeçare, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version