Site icon Telegrafi

Macja me nënshkrim

Britaniku Garry Marsh dhe bashkëshortja e tij Ivana, të dy 57-vjeç, adoptuan Pollyn nga një qendër lokale për shpëtimin e maceve javën e kaluar, shkruan “Daily Mail”.

Në fillim vetëm janë mahnitur me larat e saj të bukura, por tri ditë më vonë mbetën pa mend kur zbuluan fjalën “Cat” në qimet e saj.

Çifti, i cili jeton me djemtë e Simon (28 vjeç) dhe Alex (23 vjeç) në qytetin britanik Staffordshire tashmë ka macen e vjetër shtatë vjet, Katin. Por e adhuruara e tyre e re Polly, nuk është interesante vetëm për fjalën “cat” por edhe për shkronjën “M” ndërmjet syve dhe tashmë shumë e dinë se çfarë do të thotë kjo shkronjë.

Sipas disave kjo është shenjë e Shën Marisë e cila është falënderuese sepse macja qëndroi afër Jezuit të vogël në djepin e tij dhe ndaloi të ngrihej gjatë dimrit, derisa të tjerët mendojnë se kjo ka lidhje me Muhamedin a.a.

Sipas legjendës islame, i dërguari kishte macen Muezza, e cila ia shpëtoi jetën duke mbytur gjarprin deri sa ai po i afrohej Muhamedit a.s. Prej asaj dite, sipas traditës, të gjitha macet e lindura me shenjën “M” në të vërtetë kanë për detyrë të përkujtojnë faktin se Muhamedi a.s. i ka vlerësuar shumë këto kafshë.  /Telegrafi/

Exit mobile version