Telegrafi

Macja luftoi për të ecur në dyshemenë e rrëshqitshme, video u bë hit

Një mace me emrin Buzz është bërë sensacion në TikTok pasi pronari i saj ka shpërndarë një video që i ka bërë njerëzit të qeshin.

Në video mund të shihni macen duke u përpjekur të ecë në dyshemenë e rrëshqitshme, gjë që nuk e ka pëlqyer shumë, ndaj ka mjaulluar me inat.

Videoja është parë pothuajse tre milionë herë dhe ka mbledhur më shumë se gjysmë milioni pëlqime.

“E shihni që nuk po kënaqet fare”, “Kjo mjaullime iu duk sharje” dhe “E ndjen shqetësimin në zërin e tij”, janë vetëm disa nga komentet e shumta. /Telegrafi/

@buzzilife Not happy 😾 #cat #catsoftiktok #catlover #catfunnyvideos #catvid #foryou ♬ son original – Buzzilife