Telegrafi

Macja Larry tejkalon me jetëgjatësi edhe kryeministrin e katërt të Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministrat britanikë mund të vijnë e të shkojnë, por Macja Larry do të rrijë.

Maca 15 vjeçare shërben si “shef në kapjen e minjve” në Shtëpinë me Numër 10 në Downing Street, rezidenca dhe zyra qendrore e kryeministrit britanik, e gjithashtu edhe vendi ku vendime të panumërta politike që kanë pasur ndikim për vendin, përcjell Telegrafi.

Larry e tejkaloi me jetëgjatësi në zyre kryeministrat si David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, e që nga e enjtja, edhe Liz Truss që kishte mandat gjashtë-javor, raporton NPR.

“Mbreti erdhi dhe më kërkoi mua që të bëhem kryeministër për shkak se kjo marrëzi ka zgjatur mjaft shumë”, kishte shkruar Macja Larry në një “cicërim” tani virale në një llogari jo zyrtare disa orë para se Truss njoftoi dorëheqjen e saj.

Dhe në një periudhë të lëkundshme të udhëheqësisë politike, mandati i qëndrueshëm i Larry çoi në një ndjekje të madhe besnike midis qytetarëve britanikë. Prezenca e tij në Shtëpinë me Numër 10 në Downing Street shpesh çon në paraqitje të shkurtra historike – duke përfshirë edhe një dremitje nën limuzinën e cila e kishte sjellë Donald Trump për një vizitë në vitin 2019.

Por edhe rekordi i Larry-t nuk është krejtësisht i pastër. Një vizitë te veterineri i vitit 2016 e vuri në pikëpyetje shëndetin e tij ndërsa një paraqitje e një miu në vitin 2011 vuri në pikëpyetje integritetin e punës së tij.

Por Larry duket se e ka shpaguar veten në sytë e publikut: në ditët para se Truss njoftoi dorëheqjen e saj, një video e maces që ndiqte një dhelpër – shumë më të madhe se çdo mi – larg selisë së kryeministrisë, mahniti fansat. /Telegrafi/