Telegrafi

Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh

Pronarët, Alan e Gilly Delaney, kishin menduar se macen e tyre e kishte shkelur ndonjë automjet, megjithatë Dixie është gjallë e shëndosh, dhe pas nëntë vitesh është gjetur me ndihmën e organizatës për të drejtat e kafshëve – RSPCA.

Një qytetar i brengosur ka paraqitur në organizatën e përmendur një mace të dobët dhe të munduar e cila ka qenë në atë rajon për disa muaj rresht, pas së cilës, duke shikuar mikroçipin e saj, Alan Pittaway, një punëtor në organizatën e përmendur të kafshëve, ka konfirmuar se bëhet fjalë për Dixien. Macja ‘e humbur’, në afat prej vetëm gjysmë ore, i është kthyer pronarëve të saj, të cilët kanë mbetur të habitur nga gëzimi.

"Me vet faktin se që kam arritur t’ua ktheje Dixien pronarëve të saj ma është ndrequr dita", ka komentuar Pittaway për agjencinë e lajmeve Reuters.

"Karakteri i Dixiet dhe sjelljet e saj nuk kanë ndryshuar aspak", ka thënë pronarja e saj Gilly Delaney.

Nga shoqata bamirëse për kafshë RSPCA shpresojnë që ky tregim do të inkurajojë pronarët e kafshëve në mbarë botë që kafshëve të tyre të adhuruara tu vendosin mikroçipe.