Në Staffordshire të Anglisë, një mace ka hyrë në veturën e fqinjit dhe ka udhëtuar për afro 240 kilometra pranë motorit të nxehtë.
Për pasojë, kafsha ka marrë djegie të shkallës së parë, shkaku i të cilave ka humbur njërin sy dhe gjysmën e bishtit, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, lëndimet në bark, këmbë dhe pjesë tjera të trupit ia kanë trajtuar me mjaltin nga pema e quajtur manuka.
Mjalti që ka shumë përbërës antiseptik, ka bërë që lëkura t’i kthehet normalitetit – me shpejtësi. /Telegrafi/