Site icon Telegrafi

Macja kafshoi pronarin dhe më pas “mendoi” për atë që kishte bërë

Një mace është bërë një yll i vërtetë TikTok pasi pronari i saj ka kapur disa momente interesant.

Macja e kafshoi dhe më pas gruaja e pyeti, “Pse po ma bën këtë?”.

Macja dukej se e kuptoi atë dhe u ndal, pastaj u largua. Ajo hapi sytë dhe dukej sikur po mendonte vërtet se çfarë kishte bërë dhe pse.

Sigurisht, të gjithë pronarët e maceve e dinë se ajo nuk ndryshoi mendje dhe nuk u pendua. Macet nuk e kuptojnë se nuk duhet të kafshojnë njerëzit dhe mendojnë se kjo është kënaqësi për ne.

Fakti që ne i bëjmë të ditur se kemi dhimbje dhe se nuk na pëlqen, ata nuk e vërejnë vërtet, ndaj duhet të përjashtohet mundësia që macja të ketë menduar për sjelljen e saj dhe të ketë vendosur të mos e përsërisë.

Jemi të sigurt që ajo kafshoi sërish pak kohë më pas. /Telegrafi/

@bean_posts accidentally cursed with the burden of self-awareness #oops #cat #cats #existentialism #fyp #noregrets ♬ original sound – bean_posts
Exit mobile version