Site icon Telegrafi

Macja e trashë mund të thyej rekordin

Xu Jirong, nga qyteti Qingdao i krahinës veriore kineze Shandong, thotë se macja e tij e emëruar Chubby ka belin më të madh se një vajzë.

"Ajo shton më shumë se një kilogram për çdo vit. Dyshoj se problemi qëndron për faktin se ajo preferon shumë më shumë mishin e derrit sesa të peshkut", u ka thënë ai medieve lokale.

"Ajo mund të gëlltis katër deri në copa mish derri brenda pak minutash", ka shtuar ai.

Megjithatë, Xu thotë se Chubby është mace rojtare.

"Ajo sulmon secilin të panjohur i cili vjen në banesën time duke i grithur, Chubby është bukur tmerruese", ka shtuar Xu të cilit veterinari i ka rekomanduar që macen ta vendos në dietë ushqimi.

Exit mobile version