Telegrafi

Macja e trashë bie në darkë

Personi, me emrin Bi, nga Pekini, ishte duke u kënaqur me darkën e tij kur një mace me peshë të madhe ra mbi të nga kulmi i restorantit.

"Isha duke u kënaqur me darkën dhe, papritmas dëgjova një zhurmë mbi kokën time. U shtyva pak përpara dhe hoqa diçka nga koka ime", ka thënë ai.

Macja aterroi në shpinën e tij, duke ia grisur copë e grimë xhaketën me kthetrat e saj.

Pronari i restorantit, Lou, ka pranuar përgjegjësinë, pasi që pjesa e kulmit mbi klientin e rrezikuar ishte zëvendësuar me dërrasa të holla gjatë renovimit të restorantit.

"Nuk e dimë prej nga ka ardhur macja. Duhet të ketë qenë e egër", ka thënë ai.

Zotëriu Lou është pajtuar të paguajë disa qindra juanë si kompensim për zotëriun Bi, raporton “Beijing Times”.