Macja me emrin “Tripod” u zbulua duke luftuar për të mbijetuar kur ishte vetëm 2 muajsh dhe këmba e saj u plagos rëndë pasi u bllokua në motorin e një makine.
Këmba e ‘tripodit’, e cila u trajtua në klinikën e veterineres Şeyma Şahin, me gjithë ndërhyrjet nuk mundi të shpëtohej dhe u amputua.
Macja, e quajtur “Tripod” nga stafi i klinikës për shkak të tre këmbëve të saj, u shërua shpejt dhe filloi të jetojë normal.
Dhe tani, “Tripod”, e cila është bërë maskota e tregtarëve, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe në rrjetet sociale me videot e shpërndara nga veterinerja Şahin.
Şahin tha për Anadolu se “Tripod” i kishte impresionuar të gjithë me vendosmërinë e saj për të jetuar.
Şahin, i cili shpjegoi se “Tripod”-it i është prerë një këmbë kur ishte vetëm 2 muajsh dhe se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore, tha: “Ajo është me ne për 6 muaj. Ajo është aq energjike sa askush nuk e kupton se ka një këmbë. Kur njerëzit pyesin: ‘Pse e quajtët Tripod?’ u themi “Sepse ka tre këmbë”.
Şahin tha se “Tripod” tërhoqi shpejt vëmendjen e njerëzve përreth me natyrën e saj energjike dhe u bë maskota e tregtarëve dhe të gjithë e njohin. /AA/