Nëse keni dyshuar ndonjëherë se macet nuk janë empatike, një video e TikTok mund t’ju bindë të kundërtën.
Pronari i maces Nyle së fundmi ka shpërndarë një video në TikTok në të cilën tregon kujdesin për kafshën e tij.
“Macja ime vjen të ngushëllojë të dashurën time sa herë që ajo bën sikur qan”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos virale.
Në video shfaqet një mace e ulur e shkujdesur në shtrat, por sapo dëgjon pronarin e saj duke qarë, ajo vrapon me shpejtësi drejt saj për ta ngushëlluar.
Në pak ditë, video në TikTok ka mbledhur mbi 11 milionë shikime dhe tre milionë pëlqime.
Më poshtë mund ta shikoni videon që fitoi zemrat e miliona shikuesve. /Telegrafi/
@nyla_fatcat My cat comes over to check on my girlfriend whenever she pretends to cry #cat #cute ♬ original sound – Nyla fatcat