Një video amatore shfaq një mace të egër e cila po luftonte për jetë, pasi një gjarpër gjigant kishte mbështjell trupin në të dhe po e shtrëngonte me tërë forcën.
Ngjarja ka ndodhur në Las Lajitas në pjesën veriperëndimore të Argjentinës, ku macja e egër do ta pësonte me jetë po të mos ishin dy kalimtarë rasti që i dolën në ndihmë, transmeton Telegrafi.
Shihet qartë se si macja e egër mezi po merrte frymë dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë.
Sole Rojas, roje e pyjeve e ka shpërndarë videon, ku shihet gjarpri që ishte mbështjellë në macen e egër që me çdo kusht tentonte të lirohej, por pa sukses. /Telegrafi/