Telegrafi

Macja e çuditshme, me fytyrën me dy ngjyra (Foto)

Në fakt, kjo është fytyra e vërtetë e maces që quhet Venus. Madje, edhe sytë e saj janë ndryshe, transmeton Telegrafi. Në pjesën e errët syri saj është i gjelbër, teksa në pjesën me ngjyrë të hapur syri saj është i kaltër.

Me këtë pamje të pazakontë, ajo ka bërë famë të madhe në rrjete sociale, ndërsa ka zgjuar interesimin e National Geographic dhe të shumë kompanive të marketingut. /Telegrafi/