Telegrafi

Macja e bllokuar shpëton duke u hedhur nga maja e shtyllës elektrike

Një incident ka ndodhur së fundmi në Newfoundland të Kanadasë, ku një mace ka qëndruar për dy orë në majë të një shtylle elektrike, para se të nisnin përpjekjet për ta shpëtuar.

Pronarja e saj, Alice Reids tha se macja e quajtur Coco ka të ngjarë të jetë ndjekur nga ndonjë qen i lagjes.

Reids po e filmonte momentin e shpëtimit të Coco-s, por ajo që i habiti të gjithë ishte se macja iu shmang shpëtimit duke kërcyer vetë nga shtylla.

“Unë kurrë, në një milion vjet, nuk kam menduar se ajo do të kërcejë vet”, tha ajo për CTV News.

Pas kërcimit macja u largua me vrap, por më vonë është kthyer në shtëpi pa lëndime. /Telegrafi/