Sipas ekspertit të ekonomisë dhe matematikës, Presh Talwalkar, i cili ka edhe kanalin në Youtube “Mind Your Decisions”, një sondazh zbuloi se vetëm 36% e njerëzve mund ta zgjidhnin problemin e mëposhtëm, në dukje i thjeshtë
Problemi përbëhet nga tri kapele, secila me një thënie shoqëruese.
1. Kapela 1 – Macja është në këtë kapele
2. Kapela 2 – Macja nuk është në këtë kapele
3. Kapela 3 – Macja nuk është në kapelën e parë
Pyetja: Vetëm një përgjigje është e saktë. Vetëm një kapele ka mace. Cila?
Alternativat e zgjidhjes janë:
1) Kapela 1
2) kapela 2
3) kapela
4) Asnjë nga kapelat
5) Nuk ka mjaftueshëm informacion
Ok, mbase problemi nuk është aq i thjeshtë sa duket. Cila është alternativa e saktë?
Asnjë ide?
Pra, nuk do ta zgjidhni vetë?
Ok, shpjegojmë mënyrën se si zgjidhet problema. Talwalkar shpjegon: Duhet të merrni parasysh secilin rast dhe të supozoni që macja është në atë kapelë. Pastaj të shihni nëse secila deklaratë vlen për atë rast.
Nëse përfundoni me një thënie të vërtetë dhe dy të gabuara, atëherë keni gjetur përgjigjen e duhur.
Shembull: Supozojmë se macja është në kapelën 1. Por nëse macja është në kapelën 1, nuk do të ishte në kapelën e dytë. Pra kemi dy pohime të vërteta, që nuk i plotëson kushtet e problemit.
Zgjidhja:
Macja është në kapelën 2 dhe ja pse. Duke supozuar se macja është në kapelën 2, pohimi që korrespondon me këtë kapelë është i rremë.
Edhe pohimi i parë është i gabuar, sepse macja është te kapela e 2.
Deklarata e vërtetë është ajo e kapelës 3 që thotë se macja nuk është te kapela 1. Pra, plotësohen kushtet e problemit: 2 pohime false dhe 1 i vërtetë.