Një pronar e ka filmuar macen e tij, që qëndron shtrirë në dysheme dhe përton të ngrihet për të pirë ujë.
Mirëpo, kafsha e etur ka gjetur një mënyrë unike që të freskohet, transmeton Telegrafi.
Ajo zhyt njërën putër në ujin që ndodhet në enën metalike dhe më pas e lëpinë.
Veprimi i pazakontë i maces dembele, është parë mbi 20 milionë herë dhe ka marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/
https://youtu.be/qDHSGC7uY8k