Site icon Telegrafi

Macja i bën pronares që po flinte “një zgjim të vrazhdë” pasi i hedh një gotë me ujë në kokën e saj

Disa pamje të publikuara në internet kanë kapur momentin kur një mace e shqetësuar u pa duke i bërë pronares së saj një “dush të papritur” pasi i rrëzoi një filxhan të madh me ujë në kokë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky moment u regjistrua në dhomën e gjumit të pronares mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e saj në Tajlandë.

Videoja fillon me macen, duke u ngjitur në një komodinë ku gjendej një gotë e vendosur – “mbi” pronaren që po flinte.

Macja pastaj kërceu mbi filxhan për të ecur drejt një llambë që ishte në anën e majtë.

Pas disa sekondash, macja pastaj kthehet, duke e bërë filxhanin të bie dhe të godasë kokën e pronares ndërsa derdh përmbajtjen mbi gruan.

Më pas pronarja zgjohet ndërsa uji i pikon nga flokët e saj të lagur dhe mbi çarçafët e saj. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Q2aWreCUjHo

Exit mobile version