Telegrafi

Macja me aftësi të kufizuara dëgjoi se ishte koha për drekën – reagimi i saj bëri të qeshin miliona njerëz

Ndonëse ajo ka të meta fizike, maces Aoife nuk i pengon asgjë. Ajo nuk mund të lëvizë këmbët e pasme dhe duhet të mbajë pelenë, por falë një videoje të fundit, ajo është bërë virale.

Pronarja Sabrina de Matteo regjistroi reagimin e Aiofes kur dëgjoi se ishte koha për një meze të lehtë.

Ajo vrapon me gjithë forcën e saj në këmbët e përparme dhe është më e shpejtë se të gjitha kafshët e tjera në shtëpinë e saj.

Reagimi i pabesueshëm mblodhi 3.7 milionë pëlqime dhe energjia e kësaj mace preku shumë.

“Ajo është e bukur”, “Asgjë nuk mund ta ngadalësojë”, “Është e mrekullueshme ta shohësh sa shumë e duan”, janë disa nga komentet. /Telegrafi/