Ndonëse ajo ka të meta fizike, maces Aoife nuk i pengon asgjë. Ajo nuk mund të lëvizë këmbët e pasme dhe duhet të mbajë pelenë, por falë një videoje të fundit, ajo është bërë virale.
Pronarja Sabrina de Matteo regjistroi reagimin e Aiofes kur dëgjoi se ishte koha për një meze të lehtë.
Ajo vrapon me gjithë forcën e saj në këmbët e përparme dhe është më e shpejtë se të gjitha kafshët e tjera në shtëpinë e saj.
Reagimi i pabesueshëm mblodhi 3.7 milionë pëlqime dhe energjia e kësaj mace preku shumë.
“Ajo është e bukur”, “Asgjë nuk mund ta ngadalësojë”, “Është e mrekullueshme ta shohësh sa shumë e duan”, janë disa nga komentet. /Telegrafi/