Telegrafi

Macintosh feston ditëlindjen e 35-të (Foto)

Në këtë ditë të vitit 1984, është lansuar kompjuteri që i ka lindur menjëherë, disa mijëra entuziastë të teknologjisë.

Tim Cook që është në krye të kompanisë Apple, e ka postuar një shënim në Twitter, ku i uron kompjuterit Mecintoshit 35 vjetorin e lansimit, transmeton Telegrafi.

“Para 35 vitesh, Mercintosh tha përshëndetjen e parë. Ndryshoi mënyrën e mendimit mbi kompjuterët dhe nisi ta ndryshoi botën. E duam Mac dhe jemi të lumtur, që më shumë njerëz se kurrë më parë, po e shfrytëzojnë për ta ndjekur pasionin dhe përmirësuar të ardhmen” ka shkruar Cook.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për Apple, që për gjeneratat e reja njihet për prodhimin e iPhone, janë prezantuar disa prej imazheve të para, që kur u lansua ky kompjuter.

Përfshirë edhe aksesorët e parë të Macintosh, si miu dhe tastiera vetëm me numra. /Telegrafi/