Telegrafi

Machine Gun Kelly zbulon se ishte në rehabilitim vitin e kaluar: Nuk i tregova askujt

Machine Gun Kelly

Reperi Machine Gun Kelly zbuloi në podcast-in “Dumb Blonde” se ai u dërgua në rehabilitim në gusht të vitit 2023.

“Unë nuk pi më. Nuk kam pirë që nga gushti i kaluar”, thotë muzikanti, i cili hyri në rehabilitim pasi mbaroi turneun e tij evropian në vitin që shkoi.

“Nuk i kam treguar askujt. Vetëm njerëzve të afërm. Ishte hera e parë që shkoja në rehabilitim”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti thotë se në rehabilitim ka zbuluar se si të menaxhojë trupin e tij dhe cilat janë metodat e tjera për të përballuar situatat.

Këngëtari ka thënë se pas takimit që pati me terapistët u bë i vetëdijshëm për këtë dhe u pajtua me gjendjen.

“U takova me shumë psikiatër, disa hoqën dorë nga unë dhe shumë terapistë bënë të njëjtën gjë. Unë u bëra i vetëdijshëm për gjendjen time dhe bëra paqe me ta”, zbuloi ai.

Megjithatë, ai thotë se Megan Fox e ka ndihmuar shumë gjatë kësaj periudhe.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ende e pranoj faktin se ky rrugëtim do të jetë i vështirë për mua. Jam shumë i vështirë me veten, por jam i lumtur që ndihem mjaft komod për t’u treguar njerëzve se kush jam”.

Machine thotë se e ka tepruar me alkoolin dhe marijuanën, por ka përdorur edhe substanca të tjera, si kokainë dhe heroinë. /Telegrafi/