Telegrafi

Machine Gun Kelly thotë se konflikti me Eminemin është betejë “mes të kaluarës dhe të ardhmes”

Machine Gun Kelly ende dëshiron polemika me Eminemin.

Gjatë një koncerti të fundit të tij ku performoi në turneun e Fall Out Boy në shtëpinë e Eminemit në Michigan të enjtën, reperi foli edhe për konfliktin me Slim Shadyn.

Machine Gun Kelly performoi hitin e tij të ri diss “Rap Devil” duke u adresuar edhe ndaj publikut.

“Kjo nuk është betejë mes Michiganit dhe Ohios. Kjo është betejë mes të kaluarës dhe të ardhmes. Gjunj të dobët të moshës së vjetër, real Slim Shady nuk mund të ngritet më në këmbë”, u shpreh Machine Gun Kelly.

Më pas ai këndoi “Rap Devil” ku ai ofendon rëndë Eminemin dhe e prek në familje.

Dissi ishte përgjigje për këngën “Not Alike” të publikuar në albumin befasues të Eminemit, “Kamikaze”.

Tani Eminemi besohet se po bën gati përgjigjen për dissin e Machine Gun Kelly.

/Telegrafi/