Telegrafi

Machine Gun Kelly shihet duke thithur kokainë nga gjoksi i Megan Foxit gjatë një feste për Halloween

I fejuari i Megan Foxit, Machine Gun Kelly, u pa duke marrë kokainë nga gjoksi i saj në një festë të Halloëeen të premten mbrëma, ndërkohë që po imitonin çiftin Pamela Anderson dhe Tommy Lee.

Nëna e tre fëmijëve, 36 vjeçare, dhe i dashuri i saj muzikant, 32 vjeç, u shfaqën të mahnitshëm në festën e mbushur më yje në Casamigos Halloween në Beverly Hills.

MGK ndau të shtunën disa fotografi në Instagram, së bashku me një video në të cilën u pa duke thithur kokainë nga gjoksi i aktores amerikane, më pas duke e lëpirë e në fund duke e puthur.

Pamela dhe Tommy Lee (Foto: Getty Images)

Me një paruke të bardhë dhe një fustan të shkurtër rozë me bordo, ylli i Hollywoodit i ngjante mjaft shumë bukuroshes së ‘Baywatch’.

Pamela fillimisht u shfaq me këtë veshje në festën e hapjes së madhe të Hard Rock Hotel & Casino Las Vegas më shumë se dy dekada më parë.

Lexo po ashtu Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shfaqen si Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween

Pamm & Tommy kanë qenë ndër yjet më të komentuar për shkak të video-kasetës seksuale që u publikua në vitin 1997.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata u martuan në Meksikë në vitin 1995 pas një lidhjeje të shkurtër që kishin bashkë.

Ish-çifti kanë djemtë: Brandon, 24 vjeç dhe Dylan, 22 vjeç dhe u divorcuan në 1998.

Foto: Screenshot/Instagram

Siç u raportua, kaseta e tyre u vodh nga një punonjës në shtëpi të cilin nuk e kishin paguar për punët që bëri gjatë asaj kohë.

Ai me këtë rast e bëri atë si një lloj hakmarrjeje ndaj dyshes së famshme ndërkombëtare. /Telegrafi/