Në mes të konlifktit me Eminemin, Machine Gun Kelly ka dhënë një intervistë duke folur për polemikat me Slim Shadyn.
Slim Shady goditi rivalin e tij me “Killshot”, një diss që u prit mirë nga publiku.
Madje, “Killshot” theu rekordin si kënga më e dëgjuar në YouTube.
“Ne nuk flasim me Eminemin. Nuk e dimë ku është. Ne flasim me zëdhënësit e tij. Dhe unë po flas me botën. Unë nuk e di pse të gjithë në botë po shkojnë pas tij. Ky është një person që nuk shfaqet as në intervistë”.
“Gjëja e parë që mendova kur e pashë këngën është se projekti ishte një djath i keq, kurse kopertina flaskë. “Killshot” ishte një goditje në këmbë. Ne po flasim ëpr fakte”.
“Unë e kam pasur edhe një videoklip gati për të, e kam dëgjuar “Killshot” dhe e kam lënë atë gjë prapa meje”.
“Ai nuk dëshiron të bisedojë me mua. Le të vajë në djallë. Unë e kam tejkaluar këtë gjë”, u shpreh Machine Gun Kelly.
MGK thotë se është telefonuar nga P.Diddy, por deklaron se nuk dëshiron të përfitojë në karrierën e tij nga ky konflikt. /Telegrafi/