Telegrafi

Machine Gun Kelly konfirmon EP-in e ri “Binge” pas dissit nga Eminemi

Në mes të konfliktit të tij me Eminemin, Machine Gun Kelly ka konfirmuar planet e tij për një EP, të cilin do ta titullojë “Binge”.

Reperi nga Clevelandi ka zbuluar kopertinën e EP-it në rrjetet sociale ku shihet gjuha e tij në të cilën shkruhet “Binge”.

Projekti që lansohet më 21 shtator, është i pari që prej se publikoi “Bloom” në vitin 2017.

Ai po ashtu është përgjigjur për dissin e Eminemit, “Killshot”, me nëj foto të publikuar nga juria e “Dancing ëith the Stars” ku juria vlerëson me notë të ulët.

“2 javë dhe 3 intervista më vonë… #legshot #letstalkaboutit”, ka shkruar ai në këtë postim.

“Killshot” pasoi dissin e MGK, “Rap Devil” në të cilin ai ka ofenduar ish idhullin e tij të hip hopit.

Konflikti besohet se do të vazhdojë edhe pse Eminemi mori lëvdata të mëdha pasi i ktheu kundëpërgjigjen reperit të ri.

/Telegrafi/