Telegrafi

Machine Gun Kelly godet Eminemin pasi nuk performoi “dissin e dobët” ndaj tij

Vetëm pak ditë pasi Eminemi i bëri diss në skenë, por pa performuar këngën “Killshot”, Machine Gun Kelly është përgjigjur.

Me anë të Tëitterit, MGK e ka thumbuar dikur idhullin e tij të shndërruar në rival për arsye se refuzoi ta performonte dissin ndaj tij “Killshot” në një koncert në Brisbane.

Sipas Machine Gun Kellyt, këtë Eminem nuk e bëri sepse është frikësuar mos do ta bezdiste audiencën.

“Eminem mori vendimin e duhur që nuk e lansoi atë këngë tepër të dobët në koncert dhe t’i vë të gjithë në gjumë”, ka shkruar MGK në një postim.

Reperi nga Detroiti e ka rinisur konfliktin e tij me MGK gjatë një koncerti në Brisbane të Australisë.

Teksa adhuruesit kërkonin që Eminem ta performonte dissin, ai u përgjigj se nuk dëshiron ta performojë që t’i japë më jetë Machien Gun Kellyt.

“Killshot” ishte lansuar si përgjigje ndaj dissit të MGK, “Rap Devil”.

“Unë nuk po flas vetëm për vete, por për gjeneratën time. Unë po e bëj të njëjtën gjë sikurse që ju keni bërë dikur”, kishte arsyetuar vendimin e tij për diss Gun Kelly kur të gjithë e akuzonin se dikur e kishte idhull Eminemin. /Telegrafi/