Telegrafi

Machine Gun Kelly godet Eminemin në dissin e ri “Rap Devil”

Idhujt bëhen rivalë. Pas dissit të Eminemit, Machine Gun Kelly është rikthyer me një këngë “diss” që konsiderohet si një prej goditjeve më të mëdha që ka marrë Slim Shady.

Në “Rap Devil” që është inspiruar nga kënga e Eminemit, “Rap God”, reperi nga Clevelandi e akuzon Marshall Mathers se është “i mërzithëm” dhe e akuzon se ka shkatërruar karrierën e tij të vet.

Machine Gun Kelly citon se Eminemi është një prej idhujve të tij që e inspiruan të bëjë rep.

Por, në vitin 2012, ai bëri një tweet duke thënë se vajza e Eminemit, Hailie, “është tejet seksi” gjë që ka shtyrë Eminemin të bëjë një seri të bllokadave për reperin në disa radio stacione.

Ai po ashtu e sulmon Eminemin për moshën e tij, teksa aludon se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij, e në këtë rast përmend edhe gruan e Eminemit, Kim.

Në albumin e ri të tij “Kamikaze”, Eminem i bën diss Machine Gun Kellyt në “not Alike”.

Vetëm javën e kaluar isthe G-Eazy ai që i bëri diss Machine Gun Kellyt në këngën “Bad Boy” ku ai e quajti reperin qesharak.

/Telegrafi/