Telegrafi

Machine Gun Kelly akuzohet për mashtrim me fansa në foton anti-Eminem

Machien Gun Kelly po akuzohet shumë se ka mashtruar me adhurues të tij për të bërë një lëvizje anti-Eminem.

Gjatë turneut të Fall Out Boy, reperi MGK performoi dissin për Eminemin, “Rap Devil”.

Por, para performancës në Amway Center të Orlandos të dielën, MGK ka kthyer shpinën e tij kah adhuruesit dhe u ka thënë t’i ngrisin gishtat lart pa e ditur se për çka po bëhet fjalë.

Më pas ai largoi fanellën e parë duke zbuluar fanellën anti-Eminem, gjë që nuk u pëlqeu shumë adhuruesve sepse ishin të pavetdishëm për veprimin e tij.

Machine Gun Kelly po akuzohet se shfrytëzoi fansat e Fall Out Boy për të bërë foton kundër Eminemit.

Adhuruesit e Fall Out Boy ishin kundër këtij veprimi nga Machine Gun Kelly dhe ka një video ku shihet se si ata vërshëllejnë reperin.

Eminem riktheu dissin ditë më parë me këngën “Killshot” duke bërë fansat të mendojnë se karriera e Machine Gun Kellyt mund të quhet e përfunduar. /Telegrafi/