Në Saint Petersburg të Rusisë, jetojnë dy mace binjake me ngjyrë të bardhë që kanë sy shumë të veçantë.
Iriss dhe Abyss e kanë njërin sy të kaltër dhe një me ngjyrë kafe, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e një gjendje të rrallë, këto kafshë shtëpiake vuajnë nga heterochromia. Si pasojë e nivelit të ulët të melaninës, sytë e tyre kanë ngjyra të ndryshme.
Mirëpo, është pikërisht kjo arsyeja që macet janë popullarizuar shumë në rrjete sociale, e madje në Instagram kanë 47 mijë ndjekës.
Mësohet se këto motra binjake e kanë nënën komplet të bardhë, ndërsa babai i tyre është bardhezi.
Në fotografitë e publikuara, ato shihen pranë buqetave me lule, duke mbajtur toptha të kuq në kokë, si dhe të veshur me rrobe të ndryshme. /Telegrafi/