Site icon Telegrafi

Maces i ‘mbetën edhe tetë jetë’, pasi ra nga lartësia dhe ngeci mes dy mureve (Foto)

Zjarrfikësit në South Yorkshire, e kanë shpëtuar një mace të vogël, që ra prej gjashtë metrave dhe ngeci mes hapësirës së ngushtë ndërmjet dy mureve.

Ende nuk dihet se sa ka qëndruar aty, pasi ra në rrethana të paqarta, ndërsa intervenimi nisi kur kalimtarët e rastit e dëgjuan duke mjaullitur, transmeton Telegrafi.

Hapësira prej nga ra poshtë

“I shkoi një jetë, por i ka edhe tetë të tjera” shkruan në raportin e njësitit, që u desh të thyenin një pjesë të murit për ta nxjerrë përjashta.

Macja e ngecur mes dy muresh

Megjithëse ka gjendje të lodhur, macja gëzon shëndet të plotë pasi nuk ka marrë ndonjë lëndim, ndërsa së shpejti pritet të lirohet prej veterinerit. /Telegrafi/

Exit mobile version