Në një kopsht fëmijësh në Sichuan të Kinës, një vajzë e paemëruar ka filluar të qajë, sepse edukatorja nuk e lejonte ta mbante në klasë një mace.
Këtë të fundit ajo e kishte gjetur në rrugë dhe nga frika se mund të shtypet nga ndonjë veturë, e kishte futur në çantë, transmeton Telegrafi.
“Është një mbrojtëse e të drejtave të kafshëve, që tani merret me macet që nuk kanë kujdes” është një koment lidhur me rastin.
Megjithëse nuk ia lejuan në klasë, vogëlushja e ka marrë në shtëpi dhe po kujdeset për të, së bashku me prindërit. /Telegrafi/