Telegrafi

MacBook Pro pa optikë?

Shtëpiza më e hollë nënkupton edhe largimin e sistemit optik, derisa disku klasik gjithashtu pritet të zëvendësohet me SSD-në më të shpejtë. Portativët do të kenë edhe ndërfaqen Thunderbolt, derisa ofertën e procesorëve do ta përbëjnë modelet nga linja e ardhshme Ivy Bridge e Intelit. Në shtije së pari pritet të paraqitet modeli 15-inçësh i MacBookut të ri, e së shpejti pas ti vjen edhe varianti 17-inçësh.

Nuk janë të njohura planet për MacBook Pro 13-inçësh, por mund të ndodhë që atë Apple vetëm do ta zëvendësoj me versionin paksa më të shpejtë të MacBook Air 13-inçësh. /Telegrafi/