Telegrafi

MacBook Pro i freskuar – së shpejti?

Gjithashtu, edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, një nga arsyet e shtyrjes mund të ndodhë të jetë prodhimi i ndërprerë në fabrikën Catcher Technology. Kjo kompani prodhon 60% të shtëpizave për kompjuterët MacBook dhe siç kemi shkruar është gjetur nën akuzat për thyerjen e ligjeve të ndotjes së ambientit, e sipas pohimeve të prodhuesit, gjatë tetorit pritet rënie e dërgesave prej 20%. Nga kompania kanë paralajmëruar se do të investojnë në modernizimin e fabrikës, dhe se shpresojnë se prodhimi do të mund të rifilloj gjatë nëntorit.

Mendohet se përtëritja e portativëve do të jetë minore, e do të përfshij procesorët e rinj Sandy Bridge të Intelit. Procesorët e rinj katërbërthamësh Core i7 me takte të punës prej 2.4, 2.5 dhe 2.7 GHz mund të ndodhë të zëvendësojnë procesorët ekzistues 2-, 2.2- dhe 2.3-gigahercësh në MacBook Pro. /Telegrafi/