Telegrafi

MacBook Air më i madh për Azinë?

Analizat tregojnë se blerësit në Kinë dhe vendet tjera aziatike më së shpeshti zgjedhin portativët me ekranet 14-inçësh – në tregjet e cekura pajisjet me këtë diagonale të ekranit kanë posedimin në mes 35 dhe 40 për qind. Në vendet perëndimore blerësit më së shpeshti kërkojnë portativët 15-inçësh, kështu që në tregun global posedimi i modeleve 14-inçësh është vetëm në mes 20 dhe 25 për5 qind.

Burimet e njëjta pohojnë se Apple vëmendjen nga Amerika Veriore dhe Evropa po e përqendron në Azi, ku Kina pa dyshim është një nga shanset më të mëdha dhe më interesante për zgjerimin e afarizmit. /Telegrafi/