Telegrafi

MacBook Air më i madh gjatë prillit?

Faqja Electripcig konfirmon thashethemet për paraqitjen e modelit më të madh të portativit MacBook Air dhe fikjen analoge të ofertës së pjesës më të madhe të linjës MacBook Pro, ndërsa burim kësaj here është një prodhues i paemërtuar i shtesave për kompjuterët e Apple.

Në përgatitje është edhe versioni 15-inçësh i MacBook Air me dimensione më të holla, pa lexuesin optik dhe pa konektorin Ethernet dhe me një numër ët madh të konektorëve përgjatë të dyja faqeve anësore. MacBook Air me ekran 13-inçësh qysh tani është i pranishëm në treg, kështu nga linja komplete e kompjuterëve MacBook Pro do të duhej të mbeste vetëm edhe një model – portativi 17-inçësh për shfrytëzuesit me kërkesa më të larta.

Apple me këtë veprim do të arrinte të mbuloj të gjithë segmentet e tregut, duke filluar nga Air 11-inçësh si model hyrës, pastaj portativët 13- dhe 15-inçësh për segmentin e mesëm e deri te MacBook Pro 17-inçësh për profesionistë. Paraqitja zyrtare e MacBook Air më të madh pritet të ndodhë gjatë muajit prill. /Telegrafi/